Aplikacion
Policia e Durrës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qytet gjatë muajve të fundit.
Sipas hetimeve, i riu ka kryer vjedhje në tre subjekte tregtare, përfshirë markete dhe tabakino, në zona të ndryshme të qytetit, konkretisht në lagjet nr. 1, 15 dhe 17. Ngjarjet janë regjistruar në periudha të ndryshme, nga shkurti deri në fillim të prillit.
Operacioni policor, i koduar “Episodet”, u zhvillua pas denoncimeve të qytetarëve./ Zoom.al
