zoom

Aktualitet

Kaos në Morinë, udhëtarët mbi dy orë pritje për të hyrë në Shqipëri

Për të hyrë në Shqipëri nga Morina, edhe sot ka radhë kilometrike, që shtrihen deri në thellësi të doganës së Kosovës.

Qytetarët kanë më shumë se 2 orë që presin për t’u futur në vendin tonë, pasi prej ditës së djeshme kryhen kontrolle për testin apo certifikatën e vaksinimit.

Ata ankohen për pritjen duke e cilësuar si të pajustifikueshme. Mësohet se policia kufitare po punon me kapacitet të plotë, por fluksi i lartë i udhëtarëve e bën të pamundur normalizimin e situatës.