Aplikacion
Në kampin e Real Madrid raportohet një situatë tensioni në dhomën e zhveshjes, ku mbrojtësi Antonio Rüdiger është përfshirë në një përplasje me bashkëlojtarin Álvaro Carreras.
Sipas mediave sportive spanjolle, incidenti ka ndodhur në kompleksin stërvitor në Valdebebas, pas një debati për sjellje dhe disiplinë brenda ekipit. Raportohet se situata ka degraduar në një moment tensioni fizik, duke kërkuar ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë për të ndarë palët. Antonio Rudiger ka qëlluar me shpullë bashkëlojtarin e tij, Alvaro Carreras.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ngjarja është menaxhuar brenda skuadrës dhe se stafi teknik po punon për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në një periudhë delikate të sezonit.
Real Madrid nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin./ Zoom.al