Aplikacion
Gjykata ka urdhëruar reperin kontrovers amerikan Kanye West të paguajë 140,000 dollarë pasi një punëtor e paditi se nuk e kishte paguar për rinovimet në rezidencën e tij në Malibu.
Vendimi në gjyqin në Los Angeles erdhi pasi Tony Saxon pretendoi se reperi, i njohur edhe si Ye, nuk e pagoi siç duhet për punën në pronën buzë detit dhe e pushoi padrejtësisht nga puna.
Ekipi i reperit argumentoi në gjykatë se Saxon ishte një kontraktor pa licencë që “shkatërroi perlën arkitekturore” ndërsa punonte atje.
Saxon kishte kërkuar 1.7 milion dollarë dëmshpërblim, por një juri të mërkurën i dha atij 140,000 dollarë, së bashku me shpenzimet e avokatit dhe të gjykatës.
U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë