zoom

Sport

Kampioni Olimpik i Italisë, nën akuzë për pornografi me fëmijë!

Kampioni Olimpik i Italisë, nën akuzë për pornografi me fëmijë!

Skermisti Andrea Cassarà, ish-kompion ndërkombëtar italian dhe kampion i dyfishtë olimpik në skuadër, po hetohet nga Prokuroria e Brescias, për posedim të pornografisë për fëmijë.

Prokuroria nisi hetimet të premten e kaluar, kur një vajzë 15-vjeçare bëri denoncim, pasi kishte parë një celular që e regjistronte teksa ishte në dush, në dhomën e zhveshjes së qendrës sportive San Filippo në atë qytet, sipas raportimit të ‘Giornale di Brescia’.

Policia sekuestroi celularin e Cassarà-s, pasi kontrolloi kamerat e sigurisë dhe gjeti të dhënat në një zonë dhe kohë të përputhshme me ato ku e reja tregonte se kishin ndodhur ngjarjet.

Tashmë në vitin 2009, kampioni i botës dhe kampioni olimpik i skermës ishte denoncuar dhe më pas liruar nga Gjykata e Lartë italiane, për një krim seksual ndaj një gruaje. Sipas viktimës, Cassarà i ka treguar pjesët intime nga makina e tij.

Cassarà fitoi medaljen e artë olimpike në Athinë 2004 dhe Londër 2012, në kategorinë ekipore, dhe bronzin në Athinë 2004 në kategorinë individuale. Për më tepër, është katër herë kampion europian dhe pesë herë kampion bote, në kategorinë individuale./ZOOM.AL/