zoom

Aktualitet

Kamerat filmuan atentatorin teksa largohej me armë në dorë, Zefi: Nuk e njoh!

kamerat filmuan atentatorin në “Don Bosko” me armë në dorë dhe që sipas policisë identifikimi dhe kapja mbetet çështje kohe.

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin që ndodhi sot në Tiranë, ku u qëllua me armë në drejtim të një automjeti.

Rudolf Zefi, i cili ka qenë në makinë bashkë me të vëllanë, ka dëshmuar në polici se nuk e ka njohur personin që dyshohet se është autor i dyshuar për ngjarjen.

Po ashtu policia gjeti në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi si provë materiale, 6 gëzhoja, të plumbave që u lëshuan në drejtim të makinës.

42-vjeçari tha në polici se nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa kjo e fundit po heton mbi ngjarjen. Në proces verifikimi janë disa pista, nga konflikti për motive të dobëta e sherri i çastit, tek hakmarrja dhe larja e hesapeve. /ZOOM.AL/