zoom

Aktualitet

Kamera tradhton grabitësin e argjendarisë te “Rruga e Dibrës”, i njëjti me ngjarjen e… (Emri)

Identifikohet dhe kapet grabitësi i argjendarisë te “Rruga e Dibrës”, teksa dyshohet dhe akuzohet edhe për atë në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia e Tiranës njoftoi se u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Golden hummer”, duke e zbardhur me prova ligjore ngjarjen, teksa dyshohet se autori ka kryer edhe grabitje të tjera.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar. Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi Afrim Dulaj Farruku, 43 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se më datë 9 shkurt, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14 mars, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në “Rrugën e Dibrës”. I riu ishte në kërkim prej disa javësh, teksa u lokalizua dhe kap pas ngjarjes së fundit.

Ndërkohë po verifikohet nëse gjurmët e tij gjenden edhe në vendngjarje të tjera. /ZOOM.AL/