Aplikacion
Një argjendari është grabitur në “Rrugën e Dibrës” gjatë natës.
Raportohet se brenda në argjendari janë grabitur bizhuteri me vlerë 10 mln lekë të vjetra.
Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases me iniciale S. K.
“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, informon policia.
