zoom

Aktualitet

“Kam punuar me ndershmëri”/ Lamtumira e Ardi Veliut: Ka patur tentative për të hedhur baltë…

Ardi Veliu ka dorëzuar sot detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, detyrë që i është ngarkuar Gledis Nanos.

Në fjalën e fundit, Veliu tha se ka punuar me ndershmëri, humanizëm dhe përkushtim. Ai renditi edhe tre arritjet e tij, menaxhimin e tërmetit, protestave dhe pandemisë.

“Ka qenë privilegj të shërbej për 4 vite në krye të policisë së shtetit. Në 35 vjet karrierë, jam brumosur që t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në tre shtylla, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mire se dje. Së bashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019. Ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe shpëtuam jetët e qyetarëve.

Arritem të menaxhonim me qindra tubime, ku u lënduan jo pak punonjës policie. Arritem të menaxhonim edhe situatën e pandemisë. Jam krenar që sot dorëzoj detyrën e drejtorit të policisë. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe të tre ish-ministrat e brendshëm.

Ka patur tentativë për të hedhur baltë në punën e policisë. Por policia nuk fillon me mua dhe as mbaron me mua”, tha Ardi Veliu.