zoom

Aktualitet

Skadon afati i Ramës, Çuçi e Nano takohen për ndryshimet në polici

Skadon afati i Ramës, Çuçi e Nano takohen për ndryshimet në polici

Gledis Nano, i cili vetëm para pak ditësh ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, ka nisur takimet në Tiranë dhe në rrethe.

Sot Nano është parë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi si dhe drejtues të sektorëve të ndryshme.

Këto takime nuk janë rastësore pasi pritet të bëhen ndryshime në drejtoritë policore të rretheve si dhe në komisariatet e Tiranës.

Gjithashtu sot jemi një ditë para përfundimit të afatit 100 ditorë të lënë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë drejtuesit e policisë për ti dhënë kësaj strukture një tjetër fytyrë në mandatin e tretë të qeverisjes pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend.

Ishin pikërisht ngjarjet e fundit kriminale në vend të cilat detyruan Ardi Veliun të jepte dorëheqjen duke u zëvendësuar me Nanon.

Postime të lidhura