Aplikacion
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve që qarkulluan në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjesti.
Situata nisi disa ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në emisionin “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer dhe ngriti dyshime se mes ish-partnerit të saj dhe një shoqeje të afërt mund të kishte nisur një romancë.
Pas këtyre deklaratave, Loredana ka mohuar kategorikisht çdo raport romantik me Gjestin. Në një lidhje telefonike për emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi, ajo u shpreh se artistin e ka konsideruar gjithmonë si “vëlla të vogël”.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” deklaroi ajo.
Më tej, Loredana shtoi se këngëtari nuk është tipi i saj, duke komentuar me nota ironie:
“Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë.”
Ajo reagoi edhe për fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shfaqeshin në të njëjtin ambient, duke sqaruar se gjithçka kishte qenë rastësi.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të,” tha Loredana.
Me këtë reagim, ajo ka hedhur poshtë zërat për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit.