Aplikacion
Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratave të opinionistit Arjan Konomi, të bëra gjatë një diskutimi në emisionin “Goca dhe Gra”.
Gjatë bisedës në studio, Konomi u shpreh se në periudhën kur transmetohej “Për’puthen”, disa nga konkurrentet krijonin marrëdhënie jashtë kamerave, ndërsa në ekran shfaqeshin takime të inskenuara. Ai komentoi gjithashtu edhe një deklaratë të mëparshme të Shqipes, duke lënë të nënkuptohej se realiteti nuk përkonte me atë që ishte thënë publikisht.
Pas këtyre deklaratave, Hysenaj reagoi përmes disa postimeve në Instastory, ku i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të bëra për vëmendje. Ajo iu përgjigj gjithashtu me ironi Konomit, duke thënë se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me kërkimin e audiencës dhe jo me fakte reale.
Ish-konkurrentja theksoi se ka qenë pjesë e shkurtër e formatit, por pavarësisht kësaj, sipas saj, vazhdon të jetë në fokus të opinionistit. Ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për jetën e saj private gjatë kohës në program dhe sfidoi publikisht çdo pretendim të tillë.
“Aq shume konkurent ke kaluar aty o “Arjan kapuçi” sa vetem Shqipen mban mend per 1 muaj e gjys ne perputhen
Aq kohe mu desh te te rrotulloja ty me opinionet e tua dhe gjithe Shqiptarin..
Gjithmone do jesh pas meje, do ecesh ne hapat e mia… une vjet ne “fan club” ti sivjet hahha gjithmone 1 vit mbrapa.. E di ti ku te gjuash, se Shqipja eshte shinjester kritikash, komentesh dhe audience
Bravooo se keto lajme ecin…, lajmi fake merr gjithmone dhen, po mua balta jote as nga posht nuk mi ben kepucet pis, ironin time ti e sheh si te shohesh diellin (te qorrin syt dhe mendimet) Informohu here tjeter, se vetem te genjejn ty dhe del si pul pa kok ne studio televizive. Ps. Le te dali ai “burr” qe ka ber seks me Shqipen. E SFIDOJ kete publikisht ?!!! Nese nuk del dihet kush genjen
E di une pse me ke inat ti? Sepse vetem une ta di ate Sekretin tend te Vogel qe ty te dhemb aq shuume”, shkruan ajo.