zoom

Sport

Juventusi përmbys Salernitanën dhe shkon në çerekfinalen e Kupës

Juventus është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa mundi 6-1 Salernitanën në Allianz Stadium. Ndeshja nisi me “malore” për “Zonjën e Vjetër”. Një gafë në prapavijë i kushtoi shumë skuadrës nga Torino, teksa Ikwuemesi shfrytëzoi si duhet shansin e dhënë, duke ndëshkuar kështu Perin.

Djemtë e Allegrit nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe përmbysën llogaritë që në pjesën e parë. Cambiaso futi me kokë në zonë një top, me Mirettin që u tregua i saktë, duke dërguar shifrat në 1-1.

Një e majtë e Cambiasos, nga fare pranë portës, u përkthye në gol në të 35-tën minutë. Gjithçka filloi nga një kros i Chiesas, më pas asisti i Danilos për mesfushorin italian gjeti të papërgatitur të besuarit e Inzaghit.

Portieri Fiorillo mbajti në lojë Salernitanën duke i mohuar golin bardhezinjve në shtesën e fraksionit të parë, me anë të një pritje fantastike ndaj Fabio Mirettit. Edhe pse i parmarkuar, Miretti nuk realizoi dot. Në minutën e 54-të, Juventus i vendosi kapakun kualifikimit, pas golit të Ruganit.

15 minuta para fundit, një autogol i Bronn thelloi shifrat. Në të 88-tën, pati kohë edhe për Yildiz dhe më pas për Weah. Juventus, në çerekfinale, do përballet me Frosinonen. /ZOOM.AL/