Aplikacion
Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në IBO, në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje fantastike në “O2 Arena” të Londrës.
Boksieri nga Lezha mundj kamerunasin Rolly Lambert Fogoum, në një ndeshje me 12 raunde. Në përfunsim të tyre ai u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109).
Në këtë mënyrë ai bëhet i pari shqiptar që merr titullin botëror të federatës IBO.
Me suksesin në Londër, Uldedaj e çon në 21 numrin e fitoreve gjatë karrierës, 8 nga të cilat me K.O. Ai ka vetëm një humbje.
Pas fitores ai reagoi në rrjetet sociale duke thënë se titullin ua dedikon të gjithë shqiptarëve.
“FALEMINDERIT NGA ZEMRA. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për urimet e panumërta për fitoren. Çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo lutje më kanë dhënë forcë në rrugën drejt këtij momenti historik.
Jam krenar që arrita të shpallem Kampion Bote IBO në kategorinë Cruiser, dhe mbi të gjitha, që këtë fitore ia dedikoj Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Faleminderit që më keni qëndruar pranë në çdo hap”, shkruan Uldedaj
Rendit zhvillime