Aplikacion
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj triumfoi në duelin përballë nigerianit Austine Nnamdi, të zhvilluar në Londër.
Pas përballjes që zgjati plot 12 raunde, ku Uldedaj tregoi kontroll dhe qetësi në ring, ai mbrojti me sukses titullin e kampionit botëror në kategorinë IBO Cruiserweight.
Gjatë duelit, Uldedaj menaxhoi ritmin e ndeshjes dhe mori avantazhin në pjesën më të madhe të saj.
Sipas vendimit të gjyqtarëve, boksieri shqiptar fitoi 7 raunde, ndërsa kundërshtari i tij 5, duke konfirmuar epërsinë e lezhjanit në këtë sfidë.
Me këtë fitore, Uldedaj regjistron 22 fitore në karrierën e tij profesionale (8 me nokaut) dhe vetëm 1 humbje./ Zoom.al


