Aplikacion
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të krijohet një operator kombëtar për menaxhimin e mbetjeve dhe se kjo kompetencë nuk do të jetë më e pushtetit vendor.
Po ashtu, gjatë aktivitetit për të prezantuar reformat që do të ndërmerren për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit, as Rama dhe as ministrja Mirela Kumbaro nuk përmendën për asnjë moment inceneratorët.
Kjo, sipas Tabakut, është dëshmi e qartë e dështimit të inceneratorëve, me miliona euro të vjedhur nga xhepat e qyterarëve.
Tabaku shtoi se qeveria po jep si zgjidhje sot për mbetjet atë që ka propozuar opozita vite më parë.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet power point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale.
Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve.
Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar.
Vetëm leksione me kostum e kollare!
Zgjidhja e propozuar ne Power Point?
Landfill!
Dhe landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Këtë e propozoi sërish edhe në opozitë. Edhe BE-ja ne4 progres raport kur kritikonte inceneratorët, edhe KLSH-ja kur bëri auditin madje edhe Komisioni Hetimor INceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.
Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve.
Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!/ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit