Aplikacion
Pellgje të ndotura, mbeturina që kanë shtrirë tentakulat kudo, bagëti që gërmojnë në mesin e qeseve plastike dhe aromë kundërmuese.
Përngjason me një vendgrumbullim plehrash, por në fakt është zonë banimi. Fotografitë që shihni janë shkrepur jo më larg se brenda Tiranës, saktësisht në rrugën “Rexhep Tarja”, pranë shkollës 9-vjeçare, “Pal Engjëlli”.
Për një pjesë, territori në fjalë njihet si zona e ish-degës ushtarake, një zonë ku pavarësisht kushteve, shumë familje janë të detyruara të vijojnë të jetojnë e ndërsa fëmijët, të përpiqen të luajnë e t’i shohin gjërat bukur, pavarësisht realitetit.

Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës