zoom

Të gjitha

Jeta përtej Instagram-it, kjo foto e sherrit mes Chiara-s dhe Fedez-it po bën xhiron e rrjetit

Chiara dhe Fedez janë një prej çifteve më të njohur në botë, të cilët numërojnë miliona fansa.
Ata jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë të lumtur dhe duke transmetur raportin perfekt në çift, por duket se edhe ata si gjithë të tjerët kanë momentet e tyre të zënkave.

Në një foto të bërë virale së fundmi, ata shfaqen si kurrë më parë duke u zënë, shumë larg imazhit që publikojnë në rrjete sociale.

Sipas ‘Chi’, të cilët kanë siguruar imazhin, Fedez ka shpërthyer ndaj Chiarës, ndërsa kjo e fundit e qetëson. Gjatë zënkës, ai ka bërë një telefonatë, ndërsa blogerja përpiqet të ndërhyjë.

Sipas burimeve, të nesërmen, pas sherrit, Chiara u pa duke darkur me bashkëshortin e saj duke lënë të kuptohej se çdo gjë u zgjidh.
Deri më sot, asnjëri nga dyshja nuk kanë thënë asgjë për foton, por së fundmi teksa uruan njëri-tjetrin për përvjetorin e 3-të të dasmës, Fedez publikoi një meme të çiftit, ku përfshihej edhe sherri dhe reagoi me të qeshura, të cilën e ripostoi edhe Chiara.

Kujtojmë se në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leone Lucia Ferragni. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria.