zoom

Lajme

“Jepini vendit një mundësi me Berishën”/ Çfarë tha LaCivita në mitingun e Shqipërisë Madhështore

“Jepini vendit një mundësi me Berishën”/ Çfarë tha LaCivita në mitingun e Shqipërisë Madhështore

Fushata e Partisë Demokratike nisi me tone të forta dhe mesazhe të drejtpërdrejta, ku strategu amerikan Chris LaCivita dha një deklaratë që ngjalli menjëherë reagimin e pjesmarrësve.

Gjatë aktivitetit inaugurues të aleancës “Shqipëria Madhështore”, LaCivita akuzoi ashpër qeverinë socialiste për tentativë për të shuar zërin opozitar në vend.

“Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën. Por ata do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e tyre në këto 12 vite,” deklaroi ai.

LaCivita listoi një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë aktuale: “12 vite krim, 12 vite drogë, dhe 1 milion shqiptarë që janë larguar nga vendi. 12 vite dështim ekonomik.” Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos mbështesin një qeveri që, sipas tij, vetëm ka shtuar problemet në vend.

“Pse të votosh për një parti që ka prodhuar vetëm krizë? Votoni doktor Berishën. Jepini Shqipërisë një mundësi të re,” përfundoi LaCivita. 

Postime të lidhura