zoom

Bota

Jeff Bezos bën investimin gjigand në kërkimin për të zgjatur jetën e njerëzve duke luftuar plakjen

Ish-CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi miliarder PayPal Peter Thiel kanë investuar në një kompani misioni i së cilës është të “zgjasë jetëgjatësinë e njerëzve duke luftuar plakjen”.

Sipas mediave të huaja, “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore, sipas MIT Tech Review.

Duke cituar njerëz “të informuar nga kompania”, MIT Tech Review raportoi se Altos Labs ka bërë të ditur se Bezos ishte ndër investitorët e saj.

Bezos ka financuar kërkime kundër plakjes edhe më pare, në vitin 2018 ai investoi në Unity Technologies, një kompani bioteknologjike qëllimi i së cilës është të bëjë terapi kundër plakjes.

MIT Tech Review raportoi se Altos Labs do të përqëndrohej kryesisht në një teknologji të quajtur riprogramim, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore. / Përgatiti: Alesia Doçi