zoom

Slider

“Je nëna e fëmijëve të mi”- Bardhi flet pas daljes nga BBV, tregon a do e vazhdojë lidhjen me Sarën

Këngëtari i njohur, Bardhi la papritur mbërmjen e së hënës garën në shtëpinë e BBV. Vëllai i tij e takoi brenda shtëpisë së BBV, ku i njoftoi se nëna e tij ishte sëmurë dhe këngëtari vendosi të braktisë lojën.

Por e dashura e tij, Sara Gjordeni ngriti pretenime se diçka e tillë mund të ishte e stisur. Në një intervistë për Fun Club pas daljes nga shtëpia Bardhi tha se pretendimet e Sarës nuk i ka dëgjuar, duke shtuar se do t’i gjykojë situatat pasi të takohet me familjen.

I pyetur nëse do të vazhdojë lidhjen me Sarën, të cilën e quajti “nëna e fëmijëve të mi”, nëse familja nuk e aprovon u shpreh se “do më vinte keq, por do pres, gjendja e nënës se ajo është primare”.

Pjesë nga intervista:

Sarën e ke quajtur edhe nënë e fëmijëve të tu, a do të vinte keq nëse familja jote nuk do ta përqafonte këtë romancë?

Bardhi: Po do më vinte keq, por do pres, do takoj me familjen pikë së pari se nuk di si janë, si është gjendja e nënës se ajo është primare.

Do shkoje kundër aprovimit të tyre ?

Bardhi: Dua të dij si është nëna, për këto pyetjet e tjera nuk kam koment, as që po mundem ti mendoj.

Vazhdimisht në Prime, Sara hodhi vazhdimisht dyshime se ndoshta familja juaj nuk është ndoshta dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve?

Bardhi: Këtë nuk e paska dëgjuar se nuk isha aty, mezi po pres ti takoj dhe me i gjyku në mënyrë të drejtë.

A do jeni bashkë ti edhe Sara?

Bardhi: Shpresoj edhe besoj që po.