zoom

Lajme

Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

Të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës kanë dhënë dorëheqjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama lidhur me problematikat e qytetit.Të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës kanë dhënë dorëheqjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama lidhur me problematikat e qytetit.Të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës kanë dhënë dorëheqjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama lidhur me problematikat e qytetit.

Lajmi vjen një ditë pas Rama mblodhi strukturat e Bashkisë Vlorë, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve.

Kryeministri gjithashtu kërkoi që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune:

    •    Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.

•    Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri

Postime të lidhura