Aplikacion
UEFA ka konfirmuar datat për ndeshjet e prapambetura të Izraelit, të cilat u shtynë nga kalendari i muajit tetor, për shkak të situatës së luftës në Gaza.
Në mesin e tyre ishte edhe ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Europian të futbollit, që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, ku edhe Shqipëria është pothuajse me një këmbë pas rezultateve pozitive me Poloninë dhe Çekinë.
Kjo ndeshje që ishte planifikuar për datën 15 tetor, do të zhvillohet më 12 nëntor në Kosovë. Izraeli ka edhe një ndeshje tjetër të prapambetur me Zvicrën. Skuadra kosovare ndodhet pothuajse jashtë garës për kualifikim dhe vetëm matematika e mban në lojë.
Situata konfliktuale e krijuar ndërmjet Izraelit dhe Palestinës bëri shumë ndeshje të planifikuar nga UEFA dhe FIFA të mos zhvillohen në fillim të muajit tetor, ashtu siç ishin planifikuar./ZOOM.AL/