Aplikacion
Sipas mediave të huaja, në Damask janë dëgjuar shpërthime të forta, duke shkaktuar dëme të rënda.
Forcat ajrore izraelite kanë shkatërruar aeroporte, radarë, depo armësh dhe municionesh, qendra kërkimore të ushtrisë.
Po ashtu, raportohet se nga sulmet janë shkaktuar dëme ose fundosje të anijeve të marinës siriane.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, raportoi për “pothuajse 310 sulme” të kryera nga “forca ajrore izraelite” që nga mëngjesi i djeshëm të së dielës.