zoom

Bota

Pas 50 vitesh/ Opozita siriane rrëzon regjimin e Bashar Al Asadd

Rebelët sirianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të diele nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, duke i dhënë fund regjimit pothuajse 50-vjeçar të Bashar Al Assad.

Damasku është “tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Forcat opozitare iu afruan kryeqytetit një natë më parë pas një ofensive të nisur nga veriperëndimi i vendit 10ditë më parë. Lajmi për lirimn e plotë erdhi mëngjesin e këtij 8 dhjetori ndërsa populli pushtoi qendrën e kryeqytetit.

Njerëzit u ngjitën mbi tanke dhe brohoritën ndërsa shkelnin mbi një statujë të rrëzuar të babait të Asadit, Hafezit.

Bashar al Asadi i cili udhëhoqi vendin për 25-vite pas babait të tij, raportohet të jetë larguar nga vendi pas mesnate. Vendodhja e tij nuk dihet, megjithëse Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, konfirmoi largimin e tij me avion pa dhënë detaje ku ka udhëtuar.

Koalicioni rebel sirian tha se po vazhdon punën për të përfunduar transferimin e pushtetit në Siri te një organ qeverisës kalimtar me kompetenca të plota ekzekutive.

Kryeministri tha se qeveria është e gatshme t’i zgjatë dorën opozitës dhe t’ia dorëzojë funksionet e saj një qeverie kalimtare. “Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar dhe kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”, tha kryeminitri.

Ndërkaq, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shkruar në llogarinë e tij në Truth Social se “Assadi është larguar nga shteti. Mbrojtësja e tij, Rusia, nuk ishte e interesuar që ta mbronte më”.

Ekspertët thanë se rënia e regjimit të Assadit do të paraqesë një humbje të madhe gjeopolitike për Kremlinin, i cili së bashku me Teheranin kanë mbështetur Qeverinë siriane përgjatë luftës civile që nisi më 2011.

Postime të lidhura