Aplikacion
Kjo për shkak të marrëdhënieve të kaluara të rebelëve Hayat Tahrir al-Sham (HTS) me al-Kaedën dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut të kryera në zonat ku ata kanë sunduar.
Gjithashtu lideri Abu Mohammed al-Jolani shihet si terrorist nga SHBA dhe aleatët megjithatë në vitet e fundit Al Jolani ka hequr dorë publikisht nga lidhjet e tij me Al-Kaedan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant.
Fuqitë botërore kanë përshëndetur rrëzimin e regjimit të Assadit dhe janë zotuar se do të punojnë për stabilitet në Siri dhe rajonin përreth. Presidenti amerikan, Joe Biden tha nga Shtëpia e Bardhë se do të angazhohet me të gjitha grupet siriane për të krijuar një rrugë tranzicioni drejt një Sirie të pavarur dhe sovrane.
“Regjimi i Assadit ka rënë. Ky regjim ka vrarë mijëra sirianë. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment mundësie historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë”. – tha Biden.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë se vendi i tij, i cili i ka mbështetur lëvizjet e rebelëve në Siri, do të ndihmojë në “shërimin e plagëve të Sirisë, dhe do t’ia garantojë unitetin, integritetin dhe sigurinë”.
Nga ana tjetër, aleatja e Assadit, Moska, ka thënë se trupat ruse në Siri janë në alarm të madh, por që rebelët kanë garantuar sigurinë e bazave të saj ushtarake në këtë shtet.