Aplikacion
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë vizituar sërish Shqipërinë.
Ende nuk dihet nëse vizita e tyre ka karakter turistik apo lidhet me investimin e planifikuar prej 1.4 miliardë eurosh për shndërrimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz me 5 yje.
Çifti i njohur amerikan ka qëndruar në Vlorë dhe ka vizituar edhe ishullin e Sazanit, ku pritet të realizohet ky projekt ambicioz. Sipas burimeve mediatike, gjatë qëndrimit dyditor në vend, ata kanë zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kjo nuk është hera e parë që Ivanka dhe Jared vizitojnë Shqipërinë. Ata ishin në vend në vitin 2021 dhe më pas përsëri në 2024, duke vizituar po ashtu ishullin e Sazanit dhe zonat përreth./ Zoom.al