Aplikacion
Por së fundmi, ajo ka treguar se kjo krizë është tejkaluar dhe se të dy ndihen shumë mirë në praninë e njëri-tjetrit.
Sipas Adelinës, pasi kaloi pak kohë nga zënka që patën, ata të dy kuptuan se dashuria nuk kishte mbaruar, duke shtuar se rikthimi ishte i dëshiruar nga të dy.
“Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.
Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas”, tha Adelina Tahiri.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore