zoom

Lajme

Ishte me Liam Payne pak para vdekjes tragjike, miku i tij mohon akuzat: S’e kam braktisur kurrë

Miku i ngushtë i Liam Payne , Rogelio ‘Roger’ Nores ka mohuar akuzat se ai e braktisi këngëtarin e One Direction pak para vdekjes së tij tragjike.

Duke folur për MailOnline, Nores hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se është i dyshuar për vdekjen e 31-vjeçarit, ndërsa mohoi që policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Prokurorët argjentinas, të cilët po hetojnë rastin, kanë konfirmuar arrestimin e tre personave që tani po hetohen zyrtarisht, njëri prej të cilëve cilësohet si “mik” i Liam Payne.

Sipas autoriteteve, një nga personat që ka qenë me të para ngjarjes akuzohet për “braktisje të personit me pasojë vdekjen” dhe “ndihmë në furnizimin me drogë”, vepra që parashikojnë dënime deri në 15 vjet burg.

Megjithatë, Nores deklaroi: “Unë kurrë nuk e braktisa Liam. E takova atë në hotelin e tij tre herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo”, tha Nores, duke shtuar: “Ishin mbi 15 persona në hollin e hotelit që flisnin dhe bënin shaka me të kur u largova”.

Prokurorët në Argjentinë zbuluan se dy të tjerët të përfshirë janë punonjës hoteli që dyshohet se ishin përfshirë në furnizimin e Paine me drogë gjatë qëndrimit të tij. Hetuesit kanë kontrolluar edhe shtëpitë e punëtorëve dhe janë bërë arrestime me dyshime, pa akuza ende zyrtare.

Postime të lidhura