zoom

Aktualitet

“Ishte i lumtur”, flet e dashura e të riut që u vra me eksploziv: Kishte lokal në Tiranë

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me jetën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë pasi mjeti i tij u hodh në erë pas një shpërthimi me eksploziv. Në dëshminë e dhënë, e dashura e viktimës, i cili ishte me origjinë nga Berati, por prej vitesh jetonte në Memaliaj, tregon se i riu ishte i lumtur.

Shtetasja me inicialet I.K., pohoi se jetonte me Sadikajn prej 3 vitesh.

“Aleksi zakonisht rrinte në tiranë ku ka një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj se kishte një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë në Memaliaj pasi interesohej në lidhje me fermën.

Në dijeninë e saj ajo nuk ka vënë re ndonjë gjë të dyshimtë kohët e fundit dhe as ndonjë shqetësim te Aleksi. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi dhe bizneset po i ecnin mirë. Me sa dijeni ka ajo shprehet se Aleksandri nuk ka pasur probleme me askënd, kurse për fisin nuk ka dijeni.”, thuhet në dëshminë e vajzës në dosjen hetimore./zoom.al