Aplikacion
Një i dënuar me mjekim të detyruar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Policia bën me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe janë njoftuar institucionet përkatëse dhe familjarët.
68-vjeçari ishte arrestuar më 12 mars 2026 për dhunë në familje.
Ai ishte transferuar në burgun e Lezhës më 14 mars, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, ai ishte diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.

