zoom

Aktualitet

Sherr mes të burgosurve në IEPV Durrës, dhunohet ish-presidenti i klubit të futbollit

Sherr mes të burgosurve në IEPV Durrës, dhunohet ish-presidenti i klubit të futbollit

Tre të burgosur janë përfshirë në një sherr në burgun e Durrësit, ku dyshohet se Glerad Berdica alias Gusholli dhe Kledi Çyrbja kanë ushtruar dhunë ndaj ish-presidentit të klubit Korabi, Fehmi Mëziu, i dënuar për prostitucion.

Ngjarja ka nisur me debate dhe ofendime verbale, por më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia e burgjeve ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ndërsa dy prej të përfshirëve janë vendosur në izolim. Ende nuk ka informacion të qartë mbi gjendjen shëndetësore të Mëziut.

Sipas JOQ, drejtoria e burgut po tenton të fshehë incidentin për të mos tërhequr vëmendjen publike. Ky rast vjen pak muaj pas arratisjes spektakolare të Altin Ndoci, i akuzuar nga SPAK për vrasje dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë.

Postime të lidhura