zoom

Bota

Ish-kampioni i botës në boks: Nëse Rusia sulmon do të marr mitralozin e do të nisëm për luftë!

Kryetari i Kievit dhe njëherësh ish kampioni i Botës në kategorinë e rëndë në Boks, Vitaly Klitschko, ka thënë në televizionin Ukraina 24, se në rast të sulmit rus në Ukrainë, do të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e vendit

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtarak do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë”, tha Klitschko.

Më herët Klitscho pati kritikuar vendimin e Gjermanisë që në Ukrainë të dërgojnë 5 mijë helmeta.

“5 mijë helmeta duhet të jetë shaka, çfarë të na dërgojë gjermania tjetër si përkrahje, jastëkë?”, pati thënë i nervozuar Klitschko.