Aplikacion
Për Manuela Mallkuçin 3 vite burg, që zbriten në 2 vite; për Trëndafile Fagun 1 vit shërbim prove; për Migena Skënderin 8 muaj liri me kusht; për Isuf Tanuzi, 1 vit 8 muaj burg dhe për Gazmir Nezajn dhe Gentjan Nezajn nga 1 vit e 8 muaj burg.
Ndërkohë ish-gjyqtarja e ka konsideruar një sulm politik nga kryeministri Edi Rama, procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.
Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra për lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.
Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 miëj euro deri në 12 mijë euro.