zoom

Aktualitet

Liri në këmbim të parave! Nxirret nga burgu ish-gjyqtarja “dorëlëshuar” e Krujës, Enkelejda Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe sekretaren e gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Ndërkohë ditën e djeshme, të shtunën, Apeli i Posaçëm e refuzoi kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia.

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Liroi “të fortët”, nga Genc Tafili te Rexhep Rraja

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë, me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur, për të cilët duhet të kujdesej. Ajo u arrestua nga SPAK më 11 shkurt 2021, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, pasi ajo liroi të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Hoxha prej kohësh ishte kthyer në “fenomen” në drejtësinë shqiptare, duke u njohur si “gjyqtarja dorëlëshuar”, që lironte persona të rrezikshëm në këmbim të parave. Përveç saj, në pranga ra edhe avokati i saj Tabaku, i cili luante rolin e sekserit mes gjyqtares dhe avokatëve të palës tjetër.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha mori shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti, pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë. Sekretarja e gjykatës, Manuela Mallakuçi merrte përsipër të fiksonte shortin, në mënyrë që çështjet të kalonin te gjykatësja Enkelejda Hoxha. Ndërkohë mjeku i arrestuar Shkëlqim Korbi, sipas prokurorisë firmoste raportet false për të burgosurit, në mënyrë që ata të përfitonin lirimin nga qelitë, para përfundimit të kohës së plotë të dënimit./ Zoom.al