zoom

Aktualitet

Kjo është banesa në Dropull, ku ndodhi masakrimi i çiftit të moshuar. Provat e para të Policisë

Kjo është banesa ku ndodhi masakrimi për vdekje i çiftit të moshuar në Dropull, që u gjetën mëngjesin e sotëm nga banorërt.

Ata kishin shenja dhune në trup dhe ngjarja po hetohet si vrasje e dyfishtë. Janë gjetur nga ekspertet dhe gjurmë daktiloskopike, që do krahasohen.

Viktimat janë bashkëshortët Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe. Ishin fqinjët ata që konstatuan trupat e pajetë të të moshuarve dhe pista kryesore mbetet krimi në familje. Nuk ka shenja t1% hyrjes me dhunë, që do të thotë se autori është i afëm i viktimave. Pista kryesore mbetet krimi në familje.

Pa përjashtuar motiv grabitjen, edhe pse nuk u gjet rrëmujë në banesë, apo konfliktet e mundshme të pasurisë. Deri tani nuk ka ende asnjë të ndaluar, teksa janë gjetur disa prova dhe të dhëna me interes.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /ZOOM.AL/