zoom

Lajme

Ish -deputeti socialist refuzon postin e Kryeministrit: “Rama ma propozoi, por unë i thashë jo!”

Ish -deputeti socialist refuzon postin e Kryeministrit: “Rama ma propozoi, por unë i thashë jo!”

Në një zhvillim befasue, një prej ish-deputetëve socialistë më të diskutuar të dy legjislaturave më parë ka njoftuar sot se ka refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë kryeministër në qeverinë e re. 

“Pas negociatave të shumta dhe insistimit të madh të Edi Ramës, vendosa të refuzoj propozimin që më bëri për kryeministër.” Njoftimi është i Eduart Ndocaj, ish-socialistit të njohur për kapelen kauboj dhe për mustaqet e tij. 

Postimi është sa ironik aq edhe paralajmërues për politikanët tanë. Ai u kujton atyre ngjarjet e fundit në Nepal, ku qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit dhe i kanë vënë flakën parlamentit. 

Kështu që Ndocaj u bën thirrje kolegëve të tij të mos pranojnë poste ministrore pa e menduar mirë.

“Një ditë do zgjohet edhe populli ynë, dhe dajakun do e kenë ‘mbas veshit’ të gjithë ata që sot janë të veshur me pushtet,” – shkruan Ndocaj, duke lënë të kuptohet se edhe kabineti i ardhshëm mund të përballet me “furinë e popullit”.

Kulmi i humorit me “propozimin për kryeministër” vjen kur Ndocaj përmend Noizyn, duke thënë se qeveria e re, ku reperi ka deklaruar se do ta pranonte postin e ministrit të Kulturës nëse i ofrohej, po i afrohet gjithnje e më shume situates ne Nepal. “Qeveria me Noizyn na afron më shumë se kurrë me ‘thuprën’ që populli i Nepalit u dha ministrave të tyre të korruptuar”.

Në internet ka thashetheme që në qeverinë e re t’i jetë ofruar një post edhe Loredanës së Big Brother, si zëvendëskryeministre, në vend të Belinda Ballukut. /Zoom.al

Postime të lidhura