Aplikacion
Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi ka humbur babanë e tij.
Vetë ish-deputeti e bëri publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një foto pranë të atit.
Në mesazhin e tij, ai shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të babait, duke theksuar se humbja e një prindi është gjithmonë një plagë e fortë për çdo fëmijë, pavarësisht moshës.
Babai i tij, Nazif Qazim Murrizi, ishte prind i tetë fëmijëve dhe la pas një familje të madhe, e cila po përballet me këtë humbje të rëndë.
Ceremonia mortore pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në fshatin Sulzotaj, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
LAMTUMIR UDHEHEQESI IM
Me hidherim te thelle njoftojm Miqt Shoket e Dashamiresit se sonte u nda nga jeta BABAI im i Lefterit dhe i 6 motrave
Nazif Qazim Murrizi
Ne kete bote te gjithe jemi kalimtar por per çdo feminje ikja e prinderve shoqerohet me plagosjen e shpirtit sepse PRINDERIT nuk kane kurre moshe per feminjet
QOFSH I XHENETIT BABA DHE ALLAHU NA BASHKOFTE NE XHENET
Varrimi do te behet neser dite e djel date 19 prill 2026 ora 16:00 ne fshatin SULZOTAJ te bashkis Divjak njesia administrative Terbuf( Çerme). / Zoom.al
l