zoom

Sport

Intervista ndryshe e Rrahmanit, nga ëndrrat dhe deri te preferencat

Intervista ndryshe e Rrahmanit, nga ëndrrat dhe deri te preferencat

Napoli do të përballet nesër ndaj Fiorentinës në gjysmëfinalen e Superkupës, takim ky që do mbahet në KSU Stadium (Riyadh).

Mbrojtësi shqiptar i skuadrës nga Napoli, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë nga Arabia Saudite, ku ka zbuluar pak për veten e tij.

Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?

Rrahmani: “Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur”.

– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?

Rrahmani: “Po, është hera e parë për mua”.

– Çfarë kënge e dëgjon para një ndeshjeje të madhe?

Rrahmani: “Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – I know”.

– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?

Rrahmani: “Ishte Thierry Henry”.  /ZOOM.AL/