zoom

Rajoni

Intensifikohet fushata zgjedhore presidenciale në Maqedoni

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale vazhdon me prezantimin e programeve të kandidatëve në mitingje, debate dhe takime me qytetarë.

Shtabi zgjedhor i kandidatit të Koalicionit për Ardhmëri Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, sot do të vizitojë komunat Makedonski Brod dhe Kërçovë.

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve të Demir Kapisë, Negotinës dhe Kavadarit.

Bujar Osmani, kandidati për kryetar të Frontit Evropian do të jetë sot në Tetovë ku do të marrë pjesë në debatin me titull “Mbajtja e të rinjve në vend”.

Kandidati i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari bashkë me Izet Mexhitin si bartës liste për deputetë për zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit në Parkun e Qytetit në Shkup.

Karvani i kandidatit për kryetar të Lëvizjes ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, sot do të vizitojë dhe do të ketë takime me qytetarët e komunave Vallandovë, Bogdanc, Dojran, ndërsa agjendën do ta përmbyll me një fjalim në banorët e Gjevgjelisë.

Shtabi zgjedhor i kandidates për presidente nga E majta, Biljana Vankovska, njofton se takime me qytetarët do të ketë në Prilep të Demir Hisarit. /ZOOM.AL/