Aplikacion
Megjithëse kishte pritshmëri të larta që të realizohej në kohë, nuk ndodhi kështu. Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave. Lajmi u bë i ditur sot, nga vetë drejtoresha e INSTAT, Dhurata Dhuli.
“Aktiviteti i Censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar” tha Dhuli në konferencë. “Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe ndonjë zonë tjetër, pasi ka zona në distanca të largëta. Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi”, sqaroi Dhuli.Censi duhej të mbaronte në 30 tetor, por u vendos të shtyhet më 15 nentor. Dhuli tha se shtyrja e afatit me 15 ditë nuk ka kosto shtesë.
Drejtoresha vlerësoi ecurinë pozitive por pranoi se ka pasur dhe raste refuzimi nga familjet për plotësimin e Censit./ZOOM.AL/