zoom

Ekonomi

INSTAT: Prodhimet e vendit nuk mjaftojnë, çmimet e zarzavateve rriten me 24%

Prodhimet e vendit po mbarojnë, teksa numri ende i lartë i turistëve po mban konsumin në nivele të larta. Pas dy muaj frenimi çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritje vjetore me 24 për qind në shtator, raportoi INSTAT.

Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritjen më të lartë.

Rritja e tyre po kërcënon buxhetin e familjeve, pasi janë produkti kryesor i shportës. Burimet nga tregu i pakicës pohuan se, prodhimi vendas është i pamjaftueshëm sidomos për qepë dhe patate. Në qershor rritja e çmimeve në këtë grup nisi të zbutej nga hyrja në treg e prodhimeve të sezonit, por ato nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e vjeshtës dhe dimrit.