zoom

Lajme

Incident në Kanë, përleshen fizikisht Travis Scott dhe i dashuri i Cher

Travis Scott dhe i dashuri i Cher, Alexander “A.E.” Edwards, janë përplasur fizikisht në festën e manjatit të klubit të natës Richie Akiva pas Gala-së amfAR 2024 më 23 maj.

Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve, tha një burim për “E!Neës”. Pasi Richie tha se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme.

Edwards, i cili është miku i Tyga-s dhe punon me reperin-u përfshi duke e nxehur situatën, sipas burimit, por Travis u largua nga skena para se të kthehej me producentin Southside.

“Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.”, tha burimi. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. Edwards e goditi”, shtoi ai më tej.

Travis u përpoq ta largonte jashtë skenës, kurse Tyga qëndroi pas kabinës së DJ gjatë gjithë sherrit, pa u përfshirë. /ZOOM.AL/