zoom

Stil

Cher flet për romancën me të dashurin 40 vjet më të ri: Nuk është kurrë vonë të gjeni dashurinë

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Cher ka folur për marrëdhënien e saj me të dashurin 40 vite më të ri, Alexander Edwards. Këngëtarja 77-vjeçare tregoi se sa e lumtur është me muzikantin 37-vjeçar, pavarësisht se ai jo gjithmonë i kupton preferencat e saj.

Duke folur për Extra, Cher tha: “Mund të flasim për muzikë. Mund të flasim për çdo gjë. Ai ka një sens të shkëlqyeshëm humori. Ne thjesht shkojmë mirë”.

Duke bërë shaka për diferencën në moshë, ajo shtoi: “Ndonjëherë flas me të dhe ai nuk e ka idenë se për kë e kam fjalën. Një ditë tjetër, thashë, “E di kush është Clark Gable”. Ai tha, “Po, sigurisht”! Ai më pa dhe më tha: Unë nuk kisha lindur ende”.

Së fundmi këngëtarja tha për People: “Ishte vërtet tronditëse sepse njerëzit nuk e japin numrin tim. U kisha thënë të gjitha të dashurave të mia: “Ne jemi shumë të moshuar për të dalë me burra vërtet më të rinj dhe nuk do të dashurohem kurrë me dikë për shkak të mesazheve”. Kështu që bëra atë që thashë se nuk do ta bëja! ».

Pasi konfirmoi se ata ishin zyrtarisht në lidhje në nëntor 2022, Cher më pas tregoi një unazë diamanti në dhjetor, duke ndezur thashethemet për fejesë.