Aplikacion
Ilir Vrenozi, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj opozitës, pritet të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Personazhi aktiv në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për pjesëmarrjen e tij në reality show-n më të ndjekur në vend.
Së fundmi, Vrenozi ka publikuar disa video ku shihet duke takuar familjarët dhe duke vizituar varret e prindërve të tij, momente që janë interpretuar nga ndjekësit si një lamtumirë përpara nisjes drejt Tiranës. Komentues të shumtë në rrjet kanë reaguar duke i uruar fat dhe sukses në këtë eksperiencë të re televizive.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Vrenozi është takuar edhe me deputetin demokrat të qarkut Korçë, Fidel Kreka.
Big Brother VIP Albania 5 pritet të nisë këtë të shtunë në mbrëmje, nën moderimin e Ledion Liços, ndërsa lista zyrtare e konkurrentëve ende nuk është bërë publike./ Zoom.al