zoom

Lajme

DATA/ Ja kur do të nisë Big Brother VIP Albania

DATA/ Ja kur do të nisë Big Brother VIP Albania

Është zyrtare! Big Brother VIP Albania 5 nis më 20 dhjetor.

Njoftimi është bërë nga vetë produksioni i Big Brother VIP në Instgram, ku është shpërndarë një video me kolazh copëzash nga edicionet e kaluara, që shoqërohet me shkrimi: ” E ardhmja është e shkruar… E ardhmja nis prej 20 dhjetorit!”

Në moderim i konfirmuar është Ledion Liço, ndërsa emrat e opinionistëve këtë sezon mbeten surprizë.

Pas 12 ditësh, ndër emrat që përfliten të bëhen pjesë e shtëpisë janë moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës, te listuar me poshtë:

1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve)./ Zoom.al

Postime të lidhura