zoom

Lajme

Ilir Meta ndëshkohet në qeli, për 10 ditë nuk i lejohet të…

Ilir Meta ndëshkohet në qeli, për 10 ditë nuk i lejohet të…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri me dije se autoritetet e burgjeve kanë marrë një masë disiplinore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Blushit, ndaj Metës është vendosur ndalimi i pjesëmarrjes për 10 ditë në aktivitetet sportive brenda ambienteve të burgut, për shkak të një interviste live që ai dha së fundmi për një media vizive.

“Partia e Lirisë dënon me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët”, deklaroi Blushi në “News 24”.

Sipas tij, kjo masë disiplinore tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, që sipas Partisë së Lirisë, po përdor SPAK dhe sistemin e drejtësisë për të goditur liderët e opozitës.

“Rasti me qesharak ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, vijoi Blushi./ Zoom.al

Postime të lidhura