zoom

Lajme

Ilir Meta heq dorë nga transferimi i tij në burgun e Fierit, do të qëndrojë tek 313-ta

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë njëherësh dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij, pranë burgut të Fierit.

Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare depozituar në mesin e muajin Tetor 2024 tek zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë bërë takimet e shpeshta që Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Transferimi i Metës në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim në kohë për personat që marrin takim çdo ditë me Metën në ambientet e burgut.

Ai ka vlerësuar të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë, duke sjellë një lehtësim kohor të personave që marrin takim thuajse çdo ditë me të në burg.

Fillimisht Meta teksa ndodhej në periudhën e observimit kërkoi të transferohet në burgun e Fierit, për t’ju bashkuar ish-deputetit të PD, Ervin Salianji.

Por shpejt ai ndryshoi qëndrimi për Ilir Meta, u arrestua në 21 Tetor 2024 nga Policia me urdhër të SPAK, gjatë një aksioni të organizuar në mes të ditës, operacion i cili la shumë komente më pas.

Ndaj Metës, SPAK ka ngritur akuzën e “Fshehjes së pasurisë”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Aktualisht, Meta ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë që caktoi masën e sigurisë arrest në burg, duke kërkuar zbutjen e kësaj mase sigurimi dhe lirimin e tij nga qelia.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Meta në Apel është zgjedhur Igerta Hysi. Ndërkohë, ende nuk ka një data se kur do zhvillohet seanca gjyqësore në Apel. të takimeve të shpeshta që zhvillonte me fëmijët, anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët.

Postime të lidhura