zoom

Aktualitet

Ilir Demaliaj reagon pas sherrit me Kujtim Gjuzin: Më tha…

Ilir Demaliaj reagon pas sherrit me Kujtim Gjuzin: Më tha…

Analisti Ilir Demaliaj komentoi konfliktin fizik mes tij dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi, që ndodhi në hollin e një hoteli në Tiranë.

Në videon që qarkulloi në rrjetet sociale, Demaliaj Demaliaj shihet duke goditur me shkelm Gjuzin, ndërsa një grua tenton të ndalojë përplasjen.

Ilir Demaliaj tha se reagimi i tij erdhi për shkal të onfedimeve, që sipas tij, Kujtim Gjuzi ka bërë më herët për të.

“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha “ulu këtu”, i thashë “unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?” U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.

Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha Ilir Demaliaj.

Më herët, Kujtim Gjuzi tregoi se ndodhej në një tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, kur situata degjeneroi në fyerje dhe tentativa dhune./ Zoom.al

Postime të lidhura