zoom

Aktualitet

I riu shqiptar arrestohet në fermën e kanabisit: Jam i lumtur, këtu është mjerim!

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi.

“Jam i lumtur që u arrestova. Puna këtu është e mjerueshme”, tha Erald Abmetaj pasi u ndalua nga policia britanike. Mediat e huaja shkruajnë se Abmetaj është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe u gjet në një ‘shtëpi’ bari. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 481 bimë kanabisi.

22-vjeçari, i cili e cilësoi punën si ‘të mjerueshme’, kishte mbërritur në Britani pak muaj para se të arrestohej. Abmetaj iu ofruar puna si ‘fermer’ pasi mbërriti në Londër dhe u gjet i pastrehë. Detyra e tij konsistonte në ujitjen e bimëve dhe përkujdesje.

Abmetaj u dënua nga drejtësia britanike me 16 muaj burg.